Flash News

Rajoni

Tranzit nga Shqipëria, Zaev tregon kush e ndihmoi Gruevskin që të arratiset nga Maqedonia e Veriut

Tranzit nga Shqipëria, Zaev tregon kush e ndihmoi Gruevskin që të

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka sqaruar se si është arratisur nga Maqedonia paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, përfshirë kalimin tranzit në Shqipëri në nëntor të 2018.

“Nuk është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka rënë në fund të listës së korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare dhe se korrupsioni i nivelit të lartë midis zyrtarëve aktualë dhe të mëhershmit nuk po ndiqet penalisht”, tha Kryeministri Zoran Zaev për “Deutsche Welle”.

Sipas tij, qeveria hungareze ndihmoi Gruevski të arratisej nga vendi dhe i dha atij leje qëndrimi në Hungari.

Shkel ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg.

Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëzit e afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg, për rastin “Tanku” lidhur me automjetin luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro. Ish-Kryeministri maqedonas ka kërkuar azil politik në Hungari, kërkesë që është pranuar nga autoritet hungareze.

Të fundit