Flash News

Rajoni

Trazirat në veri, sot takim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Trazirat në veri, sot takim në Bruksel mes Kosovës dhe

Pas më shumë se një jave tensionesh në kufi, sot në Bruksel do të vijojë dialogu Kosovë-Serbi. Takimi i sotëm do të jetë mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Takimin do ta udhëheqë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. Ky takim vjen pas trazirave në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin e targave, vendim i cili nuk u prit mirë nga pala serbe, që provokoi dhe tensione në veri.

Të fundit