Flash News

Rajoni

Trenat përplasen ‘kokë më kokë’ në Greqi, vdesin mbi 30 pasagjerë, 85 të plagosur

Trenat përplasen ‘kokë më kokë’ në Greqi,

Një aksident tragjik hekurodhor ka ndodhur në Greqinë Qendrore, në Tempi. Dy trena janë përplasur ‘kokë më kokë’ teksa udhëtonin.

Si pasojë e përplasjes, raportohet të kenë humbur jetën 32 persona dhe 85 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të paktën njëra nga trenat e aksidentuar, transportonte afro 250 pasagjerë, ndërsa treni tjetër ishte i mbushur me mallra.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës.

Përpjekjet për rikuperim janë duke u zhvilluar, me fokus në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve. Numri i viktimave pritet të rritet.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga kryeqyteti Athina për në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, i cili është i njohur për festivalet dhe jetën e tij të gjallë kulturore. Përplasja pason një karnaval mbarëkombëtar në fundjavë.

Të fundit