Flash News

Rajoni

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në Kosovë, RMV, Mal të Zi dhe Preshevë

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në

Viti 2025 ishte një vit i pasur me ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Në Kosovë, krizat politike shoqëruan proceset zgjedhore, ndërsa bashkëpunimi ushtarak me Shqipërinë dhe Kroacinë synoi forcimin e sigurisë rajonale.

 Në Maqedoninë e Veriut, tragjedia e Koçanit dhe përpjekjet për digjitalizim e integrim rajonal ishin ngjarjet kryesore, ndërsa partitë shqiptare shënuan fitore në disa komuna të rëndësishme lokale.

Mali i Zi u përball me masakrën e Cetinjes dhe tensione të forta politike, por edhe me përpjekje për integrim evropian dhe zhvillime kulturore dhe sportive.

Në Luginën e Preshevës, sfidat administrative dhe diskriminimi i komunitetit shqiptar u përballën me iniciativa pozitive kulturore dhe marrëveshje historike bashkëpunimi me Shqipërinë.

Kjo përmbledhje ofron një pasqyrë të ngjarjeve kryesore që shënuan rajonin gjatë vitit 2025.

Kosovë

Zgjedhjet parlamentare dhe bllokimi politik

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në

Viti nisi me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, ku partia në qeverisje fitoi mandate, por pa shumicë të qartë për të formuar qeverinë e re.

Për pasojë, parlamenti nuk arriti të zgjedhë kryetarin dhe të formojë institucione, duke krijuar një krizë politike që vazhdoi gjatë gjithë vitit.

Kjo krizë çoi në mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe rrezik për shërbime sociale të rëndësishme. Për të adresuar situatën, presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme më 28 dhjetor 2025.

Zgjedhjet lokale dhe balotazhet

Më 12 tetor 2025 u mbajtën zgjedhjet lokale të komunave, ku 21 komuna mbyllën garën në raundin e parë, ndërsa të tjera shkuan në balotazh për vendet ku asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50% të votave.

Sfidat e lirisë së medias

Organizata “Reporterët pa Kufij” raportoi një përkeqësim të lirisë së medias në Kosovë në vitin 2025, duke e renditur vendin në pozita më të ulëta krahasuar me vitet e fundit.

Bashkëpunimi ushtarak me Shqipërinë dhe Kroacinë
Më 18 mars 2025, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, duke synuar forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe ndërveprimin operativ, si dhe përkrahjen e integrimit euro‑atlantik.

Maqedonia e Veriut

Zjarri katastrofik në lokalin e natës në Koçan

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në

Më 16 mars 2025, një zjarr i madh shkatërroi klubin “Pulse” në Koçan, duke shkaktuar 59 viktima e 155 të plagosur.

Mediat vendase raportuan se shkak i zjarrit dyshohet të kenë qenë lëndët piroteknike që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës.

Samiti rajonal për digjitalizimin

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në

Western Balkans Digital Summit 2025 u mbajt në Shkup më 1–2 tetor, ku u diskutuan tema si 5G, digjitalizimi dhe bashkëpunimi teknologjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lehtësimi i kalimit kufitar me Kosovën

Sistemi i kalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u funksionalizua me kontroll “hyrje‑hyrje”, duke reduktuar ndalesat dhe duke përmirësuar lëvizjen mes dy vendeve.

Zgjedhjet lokale 2025, shqiptarët fitojnë drejtimin e disa komunave kyçe

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut në tetor–nëntor 2025, qytetarët votuan për kryetarët e 80 komunave dhe Qytetin e Shkupit, ku partitë shqiptare shënuan një prezencë të dukshme në disa zona me shumicë shqiptare.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, koalicioni VLEN fitoi drejtimin e 5 komunave kryesisht me shumicë shqiptare (p.sh. Çair, Haraçinë, Saraj, Tearcë, Zhelinë), ndërsa koalicioni AKI siguroi kryetarë në 4 komuna të tjera me popullsi shqiptare, ndërsa në disa komuna të tjera gare vazhdoi në balotazh.

 Në total për komunat me udhëheqje shqiptare, kandidatët shqiptarë udhëhoqën ose ishin në krye të votave në rreth 9 deri 16 njësitë lokale sipas rezultateve paraprake dhe raportimeve zgjedhore

Per here te pare, shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh.

Mal i Zi

 Masakra në Cetinje

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në

Në fillim të vitit, një person kreu një sulm me armë, duke vrarë 12 persona mes tyre dy fëmijë  në qytetin e Cetinjes; kjo ngjarje u bë një prej më të rënda në historinë e vendit dhe nxiti debate mbi kontrollin e armëve.

Protesta pas menaxhimit të ngjarjeve

Pas masakrës, qytetarë protestuan në Podgoricë kundër politikave të qeverisë dhe policisë lidhur me menaxhimin e sigurisë.

Ambiciet e anëtarësimit në BE

Qeveria malazeze theksoi ambicien për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe eurozonë deri në vitin 2028, një hap strategjik për integrimin euroatlantik.

Protesta pasi çmimi prestigjioz iu dha një mohuesi të kombit malazez

Trojet shqipare në Ballkan: ngarjet e bujshme të 2025 në

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviq, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi.

Lugina e Presheves

Marrëveshje historike me Shqipërinë

Më 10 shtator 2025, Republika e Shqipërisë nënshkroi një memorandum historik bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, përfaqësuesin kryesor të shqiptarëve të Luginës.

 Memorandumi synon të nxisë bashkëpunim në fushat e kulturës, ekonomisë dhe politikave rajonale, duke krijuar ura lidhëse mes komuniteteve dhe institucioneve të të dy vendeve.

Diskriminimi në punësime dhe përjashtimi nga institucionet

Në vitin 2025 u raportua se asnjë shqiptar nga Presheva, Bujanovac dhe Medvegja nuk u pranua në konkursin e fundit për policinë serbe, edhe pse disa kandidatë shqiptarë kishin aplikuar.

Kjo situatë u cilësua nga zyrtarët lokalë si një formë diskriminimi sistematik kundër komunitetit shqiptar në rajon.

Pasivizimi i adresave dhe shqetësime administrative

Gjatë vitit, pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë u raportua si një problem që po krijonte vështirësi për aksesin në shërbime bazë, si letërnjoftime apo votim.

 Për shembull, raportohet se rreth 200 adresa u pasivizuan gjatë vitit 2025, duke ngritur shqetësime për të drejtat civile dhe identitetin e banorëve shqiptarë.

Evenimente kulturore dhe sociale pozitive

Për herë të parë në rajon u organizua Festivali i Stand‑Up Comedy “Lugina Fest”, më 9‑10 maj 2025, një ngjarje kulturore që synoi të sjellë argëtim dhe bashkim për komunitetin vendas, duke shënuar një moment të ndryshëm nga tensionet e tjera të vitit.

 

 

Të fundit