Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trojet shqiptare në Ballkan/ Ngjarjet e bujshme të 2020-ës në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Preshevë

Protesta, zgjedhje të parakohshme, sfida të shumta përballë pandemisë që gjunjëzoi bootën.
Shumë ndryshime solli 2020-ta për vendet e rajonit në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe në Preshevë.
Gjatë këtij viti, shqiptarët në këto troje, po ashtu patën role me rëndësi në vendimmarrje dhe formimin e qeverive të reja, të cilat Politiko.al i rendit si më poshtë:
Maqedonia e Veriut
3 janar: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi qeverinë teknike që do të funksiononte deri në zgjedhjet e parakohshme.
Qeveria u drejtua nga Oliver Spasovski, ministër i atëhershëm i Punëve të Brendshme. Zoran Zaev kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër pas dështimit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, në samitin e liderëve të BE-së, më 18 tetor të vitit 2019.
Në 27 shkurt: Lidhja socialdemokrate LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizuan marrëveshjen e parë shqiptaro-maqedonase për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

18 mars: Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19. Për këtë arsye, u shtynë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara fillimisht më 12 prill.
18 qershor: Ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është dënuar me 7 vjet burgim, lidhur me akuzat e marrjes ryshfet të 1.5 milion euro nga një biznesmen për t’i mundësuar atij lehtësira në një proces gjyqësor që po zhvillohej kundër tij.

Në zgjedhjet e 15 korrikut me një votim prej tri ditësh për shkak të pandemisë, LSDM-ja e Zoran Zaevit fiton 46 deputetë në kuvend, BDI-ja 15, opozita shqiptare 12, Levica 2 dhe PDSH-ja 1 deputet.

Në 30 gusht Kuvendi votoi qeverinë e re që drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Sipas marrëveshjes së arritur, qeveria do të drejtohet edhe nga një shqiptar në fund të mandatit, në 100 ditët e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në mes të muajit nëntor, Bullgaria njoftoi për vendosjen e vetos për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Sofja kërkon nga Shkupi të pranojë se si identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare.
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur debati për dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës, pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, se Ohri dhe qendrat e tjera turistike duhet të mendojnë seriozisht të ndjekin shembullin e Amsterdamit, kur bëhet fjalë për përdorimin e marihuanës, në mënyrë që të zhvillohen dhe ngrihet turizmi në nivelin evropian.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut tregojnë në çerekun e tretë të vitit 2020, Bruto Prodhimi Vendor ka shënuar trend negativ për minus 3.3 për qind.
Me shënimin e trendeve negative edhe në dy çerekët e parë të vitit, ekonomia e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht hyn në recesion.
Mali i Zi
4 janar: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic anulon vizitën në Mal të Zi, pasi dy shtetet fqinje së patën mosmarrëveshje lidhur me një ligj për fetë, të miratuar në Podgoricë, të cilët serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.
Shkak ishin shqetësimet nga zyrtarët malazezë se prezenca e tij do të rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit.
17 mars, Mali i Zi raporton dy rastet e para me koronavirus.
Në maj, tetë priftërinj në Mal të Zi u ndaluan nga policia për shkeljen e urdhrave të shëndetit publik, pasi drejtuan një liturgji të paligjshme, nëpër rrugët e qytetit Nikshiq, më 12 maj.
Ndalimi i tyre shkaktoi protesta për disa ditë me radhë në Nikshiq dhe Plevle, ku mbetën të lënduar disa zyrtarë policorë dhe u arrestuan dhjetëra protestues. Arrestimet pasuan tensionet e vazhdueshme midis autoriteteve pro-perëndimore të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

30 qershor Mali i Zi hapi kapitullin e fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.
1 korrik Mali i Zi votoi për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT
18 korrik: Mali i Zi, nga një shtet pa Covid-19, renditet në vendin me numrin më të madh të infektimeve në rajon. Kjo situatë u shoqërua me kufizime të ashpra për udhëtimet drejt vendeve të BE dhe në 22 korrik shpall sërish epideminë.
14 shtator Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi.

30 tetor Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, ndërron jetë në moshën , 82 vjeçare pasi u prek nga Covid-19.

Në 29 nëntor Qeveria në ikje e Malit të Zi shpall ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar, për shkak se Vladimir Bozhoviq “ka treguar jorespekt direkt” për Malin e Zi. Serbia iu përgjigj disa orë më vonë duke e shpallur ambasadorin e Malit të Zi, po ashtu person të padëshiruar dhe duke e dëbuar nga shteti.
4 dhjetor: Formohet qeveria e re e Malit të Zi. Për herë të parë pas 30 vitesh priet një qeveri, që nuk kontrollohet nga presidenti më afatgjatë në post në Europë, Milo Gjukanoviç.

Qeveria e re u kryesua nga Zdravko Krivokapiq, ndërsa shqiptari Dritan Abazović nga partia URA u emërua zv/kryeministër.
Preshevë
Për herë të parë, pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihet edhe si Lugina e Preshevës arritën një marrëveshje historike që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi, të garonin me një listë të unifikuar.

Të bashkuar, shqiptarët në Luginën e Preshevës morën katër mandate në parlamentin e Serbisë.
**
Serbia akuzohet nga zyrtarët shqiptarë se nisi pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës.
Ata kërkuan që Serbia të ndalë fshirjen e qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38