All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Tronditet Maqedonia e Veriut: Babai vret të birin dhe nipin, pastaj vetëvritet

All - Paragraf - 1

Tronditet Maqedonia e Veriut: Babai vret të birin dhe nipin, pastaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje.

All - Paragraf - 3

Sipas raportimeve, burri po qëndronte bashkë me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje.

Ngjarja ndodhi dje pasdite dhe u raportua në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh. 

 Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje.

Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30.

Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie. 

Të fundit