Flash News

Rajoni

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar përdorimin e fondeve të USAID-it në mbarë botën, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë një konference për media në Florida, Trump theksoi se dy milionë dollarë janë alokuar për zhvillimin e “modeleve të qëndrueshme të riciklimit” në Kosovë, me synimin për të rritur kohezionin socio-ekonomik dhe përmirësuar kushtet e jetesës për komunitetet e margjinalizuara.

“…Dy milionë dollarë për të zhvilluar modele të qëndrueshme të riciklimit, për të rritur kohezionin socio-ekonomik në mesin e komuniteteve të margjinalizuara në Kosovë, si ashkalinjtë dhe egjiptianët”, tha ai.

Trump përmendi gjithashtu 14 milionë dollarë të alokuara për përmirësimin e prokurimit publik në Serbi.Sipas Trump, ndarja e fondeve të tilla është një mashtrim i madh.

“Të gjitha këto janë mashtrime… Po flasim për qindra miliarda dollarë. Mund t’i lexoj këto gjithë ditën…”, tha ai.

 

Të fundit