Flash News

Rajoni

Trump mesazh qytetarëve iranianë: Vazhdoni protestat, pushtoni institucionet, ndihma po vjen!

Trump mesazh qytetarëve iranianë: Vazhdoni protestat, pushtoni

Presidenti amerikan Donald Trump u dërgoi një mesazh protestuesve iranianë në Teheran, duke deklaruar mbështetjen ndaj tyre.

Me një postim në Truth Social, ai u kërkoi qytetarëve iranianë të vazhdonin protestat, premtoi se “vrasësit do të paguajnë shtrenjtë” dhe theksoi se “ndihma po vjen”.

Në të njëjtën kohë, ai parafrazoi të njohurën “Make America Great Again – MAGA”, duke shkruar “Make Iran Great Again – MIGA”.

 “Patriotë iranianë, VAZHDONI DEMONSTRATAT – PUSHONI INSTITUCIONET TUAJA!!! Shkruani emrat e vrasësve dhe torturuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa vrasjet e pakuptimta të protestuesve TË NDALOJNË. NDIHMA PO VJEN. MIGA (Make Iran Great Again)!!!”.

Të fundit