Flash News

Rajoni

U dhunua se nderoi familjen Jashari, flet Sandulović: Shërbimet serbe më rrahën e torturuan për 6 orë

U dhunua se nderoi familjen Jashari, flet Sandulović: Shërbimet serbe

Nikola Sandulović, lideri i Partisë Republikane Serbe, ka folur për herë të parë pasi u dhunua nga shërbimet sekrete të Beogradit. Dhuna ndaj tij erdhi pasi Sandulovic nderoi me homazhe familjen Jashari.

“Më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time”, ka thënë Sandulović për “The Guardian”.

Ai tha se u mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe iu nënshtrua abuzimit të dhunshëm për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës. Për pasojë, thonë avokatët e tij, ai ka mbetur i paralizuar na anën e majtë dhe ka pësuar dëmtime nervore.

“Më rrëmbyen anëtarët e policisë sekrete serbe, të cilët më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time për më shumë se gjashtë orë, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën”, tha Sandulović.

Sandulović është akuzuar për shkelje të ligjeve që ndalojnë nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Të fundit