Flash News

Rajoni

U ekzekutua me 91 plumba, kush është mafiozi i njohur si “Zambon” që u vra në Greqi

U ekzekutua me 91 plumba, kush është mafiozi i njohur si

Një nga emrat më të njohur në botën e krimit në Greqi, 44-vjeçari Vangelis Zampounis, i njohur me pseudonimin "Zambon", u vra në një pritë jashtë karburantit të tij në Neo Kosmos.

Sipas mediave greke, 44-vjeçari ishte akuzuar si drejtues i një grupi kriminal vrasësish me pagesë. Ndaj tij pati një atentat edhe në vitin 2018 në Pire.

Autorët e vrasjes dyshohet se kanë qenë tre persona të cilët kanë hipur në një Lexus luksoz. Ata i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e qëlluan atë tre kallashnikovë.

Autorët me sa duket e dinin itinerarin që po ndiqte viktima dhe e qëlluan atë derisa u siguruan se nuk do të kishte asnjë shpresë për të shpëtuar.

44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa xhipi i tij i zi u bë shoshë nga plumbat. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes të paktën 91 gëzhoja.

Të fundit