Flash News

Rajoni

U gjet i vdekur, del autopsia për ish-shefin e anti-drogës në Malin e Zi: U vra me plumb në kokë 10 ditë më parë

U gjet i vdekur, del autopsia për ish-shefin e anti-drogës në

Ish-shefi i antidrogës në në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç është vrarë me një plumb në kokë.

Ky është rezultati i autopsisë sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore. Sipas mediave malazeze, Elezoviç, i cili u shpall i zhdukur prej 27 majit, është vrarë 10 ditë më parë.

Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit, pasi pranë trupit nuk kishte asnjë provë që do të ndihmonte grupin hetimor.

Fillimisht u dyshua se ai ishte vetëvrarë, por pas këqyrjes me imtësi të vendit të ngjarjes, policia arriti në konkluzion se Elezoviç është vrarë.

Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.

Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014. Së fundmi  punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në Ulqin e Tivar.

 

Të fundit