Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
U përfshi në 'listën e zezë' të SHBA-së, Prokuroria e Shkupit nis hetim ndaj Grubit e Bexhetit
Prokuroria e Shkupit nisi një hetim ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, pasi Shtetet e Bashkuara i futën në listën e zezë, si të përfshirë në korrupsion të lartë.
Kryeprokurori Lupço Kocevski njoftoi sot mediat se synimi i hetimit është të vërtetojë nëse ka përgjegjësi penale për Grubin dhe Bexhetin, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).
“Në lidhje me listën e zezë, dua t’ju njoftoj se kam formuar lëndë për të siguruar prova për të vërtetuar përgjegjësinë penale të personave që përmenden për ryshfet dhe tregti, me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me Ambasadën [amerikane] është i shkëlqyeshëm si dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski për gazetarët.
DASH-i e futi Grubin bashkë me familje të ngushtë në listën e zezë të SHBA-së më 9 dhjetor.
Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion.