Flash News

Rajoni

U rrëzua nga pushteti pas 30 viteve, Gjukanoviç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

U rrëzua nga pushteti pas 30 viteve, Gjukanoviç jep dorëheqjen

Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), të cilën e drejtonte që nga viti 1998

Pasi humbi zyrtarisht zgjedhjet në Mal të Zi, tashmë drejtimi i partisë do t’i kalojë Danijel Živković, që aktualisht është kryetar i grupit parlamentar.

Për këtë vendim Gjukanoviç ka njoftuar kolegët e tij partiak dhe shumë shpejt pritet që të mbahet dhe një mbledhje brenda partisë për të nisur procedurat për zgjedhjen e një drejtuesi të ri.

Milo Gjukanoviç u rrëzua nga pushteti pas 30 viteve, në zgjedhjet e zhvilluara së fundmi në Malin e Zi. Jakov Milatoviç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani, fitoi ndjeshëm me 62% të votave, ndërsa Gjukanoviç mori vetëm 38% të tyre. Ai u pranoi humbjen dhe përgëzoi pasardhësin. 

Të fundit