Flash News

Rajoni

U shpall ‘non grata’ nga SHBA, reagon Gruevski: Janë informacione të pavërteta, padrejtësi e madhe

U shpall ‘non grata’ nga SHBA, reagon Gruevski: Janë

Reagon ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski pasi SHBA e shpalli non-grata.

Në një postim në rrjetet sociale, Gruevski e cilëson vendimin padrejtësi dhe të bazuar në informacione të pavërteta.

Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot që mes tjerash ka të bëj me mua.  Arsyet e potencuara për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni.

Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë.

Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe materia. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkruan Gruevski.

 

Të fundit