Flash News

Rajoni

Urimi i Preshevës për Shqipërinë: Vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet flamuri kombëtar

Urimi i Preshevës për Shqipërinë: Vetëm

Në 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, ka përcjellë urimin për të gjithë shqiptarët.

Sinani është shprehur se sot është një ditë ku kremtohet sakrifica, ëndrra, qëndresa e etërve për të hedhur themelet e kombit shqiptar.

Në urimin e saj, Sinani thotë se vetëm shqiptarëve në Serbi u është ndaluar të përdorin flamurin kombëtar, simbolin e identitetit dhe dinjitetit të tyre.

“Sot është dita kur çdo shqiptar, kudo që ndodhet kremton me krenarin Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ditë na kujton sakrificat, qëndresën dhe ëndrrën shekullore të etërve tanë që ndërtuan themelet e kombit tonë. Këtë vit për herë të parë festa e Flamurit po organizohet në Luginën e Preshevës nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Komuna e Preshevës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Edhe pse shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me padrejtësi të thella dhe diskriminim të hapur, ne sot e më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të bashkuar. Është fakt i trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i Flamurit Kombëtar, një simbol i shenjtë që përfaqëson identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ky akt është një shprehje e qartë e shtypjes sistematike sistematike që synon të zbehë identitetin dhe të drejtat tona legjitime si popull në këto troje”, tha kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Të fundit