Flash News

Rajoni

Vaksina AstraZeneca mbërrin në Serbi, vendi i parë në rajonin e Ballkanit që merr furnizimet

Vaksina AstraZeneca mbërrin në Serbi, vendi i parë në

Një dërgesë prej 150,000 vaksinash Covid-19 të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, mbërritën në aeroportin e Beogradit ditën e sotme, duke e bërë Serbinë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që merr furnizimet e vaksinës.

 The Guardian shkruan se, vaksinat, të cilat mbërritën në një avion të “Turkish Airlines” nga Stambolli, u prodhuan në Indi, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili shkoi në aeroport për të pritur dërgesën. Vuçiç tha se një dërgesë tjetër prej 150,000 vaksinash pritet në 12 javë kohë.

“Kjo vaksinë u zhvillua nga një ekip i ri në Universitetin e Oksfordit i cili gjithashtu përfshiu të rinj nga Serbia,” u tha ambasadori britanik Sian MacLeod gazetarëve në aeroport.

Më shumë se 730,000 njerëz, ose pak më shumë se 10% e popullsisë, janë vaksinuar kundër Covid-19 që nga dhjetori me një ose dy doza të vaksinave të disponueshme në Serbi. Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët kanë qenë në gjendje të zgjedhin midis vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Sinopharm të Kinës ose Sputnik V të Rusisë.

Të fundit