Flash News

Rajoni

Vala e tërmeteve në Santorini, eksperti grek: Vullkani mund të shpërthejë pas 17,000 vjetësh

Vala e tërmeteve në Santorini, eksperti grek: Vullkani mund të

Sizmologu dhe eksperti i menaxhimit të fatkeqësive natyrore, Efthimios Lekkas, ka qetësuar qytetarët pas serisë së tërmeteve të ndodhura midis Santorinit dhe Amorgos, duke theksuar se nuk ka rrezik të menjëhershëm për shpërthimin e vullkanit në ishullin e njohur turistik.

Në një prononcim për mediat greke, Lekkas sqaroi se tërmeti më i fundit, me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, është pjesë e një aktiviteti sizmik të zakonshëm dhe nuk përbën kërcënim të madh për banorët e zonës. Ai shtoi se edhe nëse do të ketë tërmete deri në magnitudën 5.5, ato nuk do të shkaktojnë dëme të mëdha.

Lidhur me shqetësimet për rizgjimin e vullkanit, sizmologu grek hodhi poshtë çdo alarm, duke theksuar se bazuar në studimet shkencore, një shpërthim i mundshëm i vullkanit të Santorinit mund të ndodhë vetëm pas rreth 17,000 vjetësh.

Ndërkohë, epiqendra e tërmeteve është zhvendosur drejt ishullit Amorgos, çka sipas Lekkas, është një zhvillim pozitiv për Santorinin, pasi redukton rrezikun për ishullin e njohur për shkëmbinjtë e tij vullkanikë.

Eksperti gjithashtu sqaroi edhe zhurmat e dëgjuara së fundmi nga banorët, duke thënë se ato nuk kanë lidhje me tërmetet, por janë rezultat i proceseve sipërfaqësore dhe difuzionit të valëve zanore.

Të fundit