Flash News

Rajoni

Varianti i ri i Covid-19, Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

Varianti i ri i Covid-19, Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me

Maqedonia e Veriut ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, duke iu bashkuar listës së vendeve të tjera që kanë marrë një vendim të tillë.

Alsat mëson jozyrtarisht se vendimi është marrë në seancën e sotme të Shtabit për Menaxhim me Kriza, kjo për shkak të  shfaqjes së një varianti të ri të koronavirusit në Britani.

Pak më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në mbledhjen e sotme, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka miratuar një masë të re, 14 ditë vet-izolim për të gjithë qytetarët të cilët do të vijnë në vend përmes fluturimeve direkt nga Britania e Madhe.

Fillimisht ishin Belgjika dhe Holanda që vendosën ndalime fluturimi me Britaninë e Madhe. Tanimë krahas tyre edhe Gjermania, Irlanda, Çekia, Letonia dhe Bullgaria kanë marrë vendime për ndalimet e fluturimit. Edhe Italia e Austria kanë bërë të ditur, se do të marrin masa përkatëse.

Të fundit