Flash News

Rajoni

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, takimi i radhës më 10 dhjetor në Bruksel

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, takimi i radhës më 10 dhjetor
Foto ilustruese/ Flamuri i Kosovës, BE-së dhe Serbisë

Javën që vjen, më 10 dhjetor, pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve, të Kosovës dhe atij të Serbisë për dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Këtë e konfirmoi të premten në Bruksel Peter Stano, zëdhënësi në BE për politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth takimit dhe temave që mund të diskutohen në të. Stano këtë refuzim e ka shoqëruar me argumentin se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëjë publike agjendën”.

Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk ka pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 nëntor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre.

Të fundit