Flash News


Rajoni

“Vendim që do zgjasë luftën”, Vuçiç për urdhër-arrestin ndaj Putin: Do ketë pasoja të rënda politike

“Vendim që do zgjasë luftën”, Vuçiç

Lëshimi i një urdhër-arresti për Presidentin e Rusisë, Vladimin Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale ka shokuar mediat mbarë botën dhe mund të jetë një sinjal i fortë që do të kthejë fatet e luftës në Ukrainë.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se ky vendim do të ketë pasoja të rënda politike dhe do të shërbejë vetëm për të zgjatur luftën.

“Pyetja ime është tani që e keni akuzuar për krimet më të mëdha të luftës, me kë do të flisni tani?”, shtoi Vuçiç.

“A mendoni vërtet se është e mundur të mposhtet Rusia në një muaj, tre muaj apo një vit?”, tha më tej ai.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se urdhër-arresti “do të ketë pasoja politike” dhe tregon se “ka një ngurrim të madh për të folur për paqen dhe për armëpushimin” e mundshëm në Ukrainë.

Vuçiç u pyet nëse Putin do të arrestohej nëse do të vizitonte Serbinë. Ai u shpreh se kjo ishte një pyetje e kotë pasi për sa kohë lufta vazhdon, presidenti rus nuk ka ku të shkojë.

Serbia ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë gjithë konfliktit dhe është i vetmi shtet evropian që nuk ka vendosur sanksione ndërkombëtare kundër Moskës.

Të fundit