Flash News

Rajoni

Vendimi i Kosovës për target, serbët në veri të Mitrovicës dalin në protestë

Vendimi i Kosovës për target, serbët në veri të

Serbët në veri të Mitrovicës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për targat. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetari i saj, Igor Simiç.

Kreu i Listës Serbe ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se “në ditën kur kemi vendosur që të largohemi nga institucionet e Kosovës, e kemi bërë të qartë se zgjidhja e problemeve është nëpërmjet dialogut për një jetë më të mirë për serbët, shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët dhe të tjerët”.

Gjithashtu theksoi se nuk ka kthim mbrapa.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani dhe drejtuesit e tjerë me dhjetëra herë kanë thënë se për ta nuk ekzistojnë marrëveshjet e Brukselit dhe se nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe.

Ne do ta vazhdojmë luftën tonë në atë që është e shkruar në marrëveshjet e Brukselit, siç është formimi i Asociacionit të Komunave serbe, duk i plotësuar të gjitha kushtet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel. E përshëndetim kryetarin Aleksandar Vuciq dhe shtetin tonë Serbinë. Ne nuk do të tërhiqemi dhe nga këtu nuk ka kthim mbrapa”, tha Rakiç.

 

Të fundit