Flash News

Rajoni

Video/ Një person heq flamurin kombëtar shqiptar për festat e nëntorit në Kumanovë

Video/ Një person heq flamurin kombëtar shqiptar për festat e

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga Maqedonia e Veriut. Në video shihet një person i cili ka hipur mbi furgonin e policisë dhe e largon flamurin kombëtar shqiptar në Kumanovë.

Sipas mediave vendase, personi që hoqi flamurin kombëtar shqiptar me ndihmën e policisë në Kumanovë, në fakt është polic. Bëhet fjalë për policin me iniciale D.K.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga MPB-ja, e as nga ndonjë përfaqësues i institucioneve. Kujtojmë se kryetari i Kumanovës, Makisim Dimitrievski reagoi mbrëmë për incidentin me flamurin maqedonas, ndërsa për rastin në fjalë nuk ka ende reagim.  

Të fundit