Flash News

Rajoni

VIDEO/ Protesta në Serbi, mbështetësit e Vuçiç përplasin studentët me makina

VIDEO/ Protesta në Serbi, mbështetësit e Vuçiç

Studentët në Novi Sad kanë vazhduar edhe sot protestat e tyre kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke shprehur pakënaqësitë e tyre. Aksioni i tyre nisi me një minutë heshtje për nder të viktimave të Stacionit Hekurudhor, por më pas situata u përshkallëzua pas një incidenti të rëndë.

Gjatë protestës "Stop, Serbi", shoferi i një makine ka përplasur disa studentë që po qëndronin në afërsi të tregut të Futoshkës. Pamjet e ngjarjes janë shpërndarë nga nënkryetarja e partisë opozitare "Liri dhe Drejtësi", Marinika Tepiç, e cila bëri publike edhe identitetin e shoferit të mjetit.

Ajo ka njoftuar se personi që drejtonte makinën Porsche është Milan Todoroviç nga Novi Sadi, dhe ka shpërndarë informacionin në platformën X. Ndërkohë, disa prej protestuesve u përfshinë në një përleshje fizike me mbështetës të presidentit Vuçiç.

Protestat janë një reagim ndaj politikave të presidentit dhe kanë sjellë tensione të mëdha në qytet.

Të fundit