Flash News

Rajoni

Video/ Vuçiç bëhet ‘tapë’ në panairin e verës, 'kritikon' këshilltaren se i mori gotën: Ti ke frikë po Edi Rama s'ka pirë fare

Video/ Vuçiç bëhet ‘tapë’ në panairin e

Një ditë pasi në Beograd u hap panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit, në sajë të takimit të radhës së ‘Ballkanit të Hapur’, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku presidenti serb Aleksander Vuçiç shihet se e ka ‘tepruar pak’ me pijen.

Ai jo vetëm që është parë duke konsumuar disa gota verë, por në një moment ndërhyn këshilltarja e tij duke ia marrë gotën nga dora, por e provon vetë për të mos rënë në sy.

Presidenti serb reagon duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por kryeministri i Shqipërisë është duke e pritur.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk ka pirë asgjë”, dëgjohet duke thënë Vuçiç.                                             

 

Të fundit