Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizita e Patrushev për “mercenarët” apo për diversionin? REL: Ç’pritet nga vizita e shefit rus të sigurisë në Beograd

Mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt.
Sipas këtyre raportimeve, që kanë arritur edhe në mediat ndërkombëtare, Patrushev do të bisedojë me zyrtarët serbë për pretendimet se “mercenarët” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina “do të luftojnë në Ukrainë kundër palës ruse”.
Ky informacion është prezantuar së voni nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Konfirmim zyrtar për këtë vizitë nuk ka ende, pasi Presidenca e Serbisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për çështjen në fjalë.
Paralajmërimi i kësaj vizite nga zyrtarët rusë është bërë në ditët kur konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë po përshkallëzohet.
Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura. Putin po ashtu ka urdhëruar dërgimin e trupave atje.
Perëndimi ka nisur t’iu përgjigjet veprimeve të Moskës me sanksione të reja kundër individëve dhe rajoneve separatiste.
Rusia, në fakt, është nën sanksione qëkur ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014, dhe ka nisur mbështetjen për lëvizjen separatiste në lindje të Ukrainës.
Luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës, që vazhdojnë ende, kanë lënë mbi 14,000 njerëz të vrarë.
Me nisjen e konfliktit, tetë vjet më parë, në anën e separatistëve pro-rusë janë gjetur edhe vullnetarë kryesisht nga Serbia dhe nga Republika Sërpska - entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë.
Kjo është konfirmuar nga hetimet gjyqësore në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ku ligji e ndalon pjesëmarrjen në fushëbetejat e huaja.
Në anën tjetër të frontit, atë të forcave ukrainase, kanë qenë luftëtarë nga Kroacia, si pjesë e batalionit të ekstremit të djathtë Azov, kanë nxjerrë në pah raportet hulumtuese.
Informacioni se “mercenarë” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina po shkojnë në Ukrainë, është publikuar më 18 shkurt nga agjencia ruse e lajmeve TASS, e cila ka cituar një deklaratë të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Më 20 shkurt, autoritetet e Kosovës i kanë hedhur poshtë pretendimet e Lavrovit si të pavërteta.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se vizita e Patrushevit në Serbi është e nivelit të lartë dhe arsyeja e vërtetë e saj, sipas tij, është çështja e pozicionimit të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, ndaj krizës Ukrainë-Rusi.
“Ai nuk vjen [në Beograd] për do mercenarë të Kosovës dhe Shqipërisë, por për atë se cili është plani... Kjo është pjesë e fushatës dhe planit, të cilin është vështirë ta dimë dhe jam i bindur që as Vuçiqi nuk e di... Pra, a do Putini edhe një krizë tjetër në Ballkan dhe a do të jetë Rusia pjesë e kësaj loje? Unë mendoj që Vuçiqi e ka zgjidhjen më të rëndë tash”, thotë Rashiti.
Hila: Diversion në prapavijat e NATO-s
Ish-diplomati dhe ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Dritan Hila, vlerëson se Kremlini nuk shqetësohet për “mercenarët” që pretendon se luftojnë në krah të Ukrainës.
Sipas tij, shqiptarët dhe boshnjakët nuk kanë asnjë motiv që të luftojnë në Ukrainë.
Ai thotë se vizita e Patrushevit në Beograd ka të bëjë me, siç shprehet, diversionin që Putin kërkon të ngjallë në prapavijën e NATO-s.
“Në këtë rast, Shqipëria është një vend i përshtatshëm, e sidomos Kosova. Është dëshira e Putinit që të ngjallë diversion në prapavijat e NATO-s, në mënyrë që ajo të merret me prapavijat e saj dhe të mos e ketë vëmendjen për të ndihmuar Ukrainën që të vetëmbrohet”, thotë Hila për Radion Evropa e Lirë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë që të mbajë një mbledhje për sigurinë kombëtare, pas vendimit të Putinit për Donjeckun dhe Luhanskun.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të veprojë në koordinim me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka thënë se presidenti rus “ka bërë dhe vazhdon të bëjë luftëra kundër demokracisë në Evropë”.
“Kosova qëndron përkrah Ukrainës kundër agresionit rus. Putin po lufton edhe një herë kundër një demokracie paqësore. Ai ka zhvilluar luftëra hibride kundër demokracive në të gjithë Evropën për vite me radhë. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, ka shkruar MPJD në Twitter.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për Donjeckun dhe Luhanskun, duke thënë se ai përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.
“Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
“Rusia do të tentojë ta fusë Serbinë nën shërbimin e saj”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 21 shkurt se ka shqetësime se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë të tjera të Evropës dhe në botë, e sidomos në Ballkanin Perëndimor”, ka transmetuar agjencia e lajmeve AFP.
Vuçiq ka vlerësuar se edhe Serbia do të përjetojë presion të madh, për shkak të ngjarjeve botërore që, sipas tij, do të shkaktojnë krizë në disa fusha.
Naim Rashiti, nga Grupi i Ballkanit për Politika, vlerëson se Vuçiq, deri më tash, ka manovruar brenda një situate mjaft të rehatshme për të, duke e ruajtur, siç thotë, balancën e marrëdhënieve me vendet perëndimore, por edhe me Rusinë.
Rashiti thotë se situata e rehatshme për Vuçiqin ka përfunduar dhe shton se, sa më shumë që të thellohet kriza në Ukrainë, Serbia do ta ketë më të vështirë të ruajë balancën dhe operimin ndërmjet dy poleve.
“Tash do të jetë një situatë, ku Serbia do të ekspozohet ndaj presionit të Rusisë që ta mbështesë atë dhe jo vetëm që ta mbështesë në raport me Ukrainën, por edhe për situatën në Ballkan. Kjo për mua mbetet pika kyçe. Pra, a do ta përdorë Rusia Serbinë për të shkaktuar kriza të reja në Ballkan, në mënyrë që të mos thuhet se vetëm Ukraina është një krizë, apo do ta përdorë Serbinë vetëm për çështjen e Ukrainës, ku për shembull ia bllokon gazin, ia rrit çmimet dhe ia targeton pjesët ekonomike...”, thotë Rashiti.
Sipas tij, Vuçiq gjendet në situatën më të vështirë se cilido lider tjetër në rajonin e Ballkanit.
“Pa asnjë dyshim, nëse Putini nuk e vendos Serbinë në shërbim të tijin, qoftë ekonomik, qoftë financiar, qoftë përmes furnizimit, apo edhe për t’i shërbyer në kriza, [Vuçiq] mund të ballafaqohet edhe me rrezikimin e jetës së tij. Është situata më e rëndë e mundshme e sigurisë dhe ka paqartësi shumë të mëdha”, vlerëson Rashiti.
“Rusisë i mjafton çfarëdo diversioni”
Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Dritan Hila, thotë se është e kuptueshme që pozicioni i presidentit serb, Vuçiq, është i komplikuar. Por, sipas tij, “Moska do të luajë me të derisa të gjejë një opsion tjetër, që nënkupton një nacionalist fanatik serb”.
Megjithatë, sipas tij, Serbia aktualisht nuk ka potenciale ushtarake të atilla që t’i qëndrojë në krah Rusisë.
“...por, diversionin mund ta bëjë fare mirë, duke i krijuar problematika ‘krijesës së NATO-s’ në Ballkan, e cila është Kosova. Sa do të jetë e gatshme Serbia që të sakrifikohet për Rusinë, kjo mbetet të vlerësohet nga ata. Por, mos harroni që një herë i kanë bërë kurban në kohën e Luftës së Parë Botërore... Ngjashëm janë bërë kurban edhe në kohën e Luftës së Dytë Botërore, sepse dihet që shkrepësja mund t’i vendosë zjarrin një fuqie me barut, por është e sigurt që do të digjet edhe vetë”.
“Nuk e di se sa të vetëdijshëm do të jenë serbët, që duke qenë në prapavijat e thella të NATO-s, nuk mund t’i shkaktojnë probleme. Janë shumë të vegjël për t’i shkaktuar probleme NATO-s. Ndërkaq, Rusisë i mjafton çfarëdo diversioni, kudo që ka rusofilë që të ngjallin probleme”, thotë Hila.
Prej nga janë luftëtarët e Bosnje e Hercegovinës?
Agjencia për hetim dhe mbrojtje e Bosnje e Hercegovinës (SIPA) bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione për shkuarjen dhe rekrutimin e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës në Ukrainë.
Por, në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës thuhet se nga viti 2014 deri në vitin 2019, në fushëbetejën ukrainase kanë qenë gjithsej 11 shtetas të Bosnje e Hercegovinës.
“Shtetasit e Bosnje e Hercegovinës, të përfshirë në armiqësitë në Ukrainë, nuk u përkasin strukturave të krahut të djathtë ekstrem. Për momentin, në fushëbetejën ukrainase ndodhet një shtetas i Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në raport.
Gjithashtu shtohet që gjatë vitit 2019 nuk janë regjistruar shkuarje të reja të qytetarëve nga Bosnje e Hercegovina në Ukrainë.
I akuzuari i parë në Bosnje e Hercegovinë për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë në anën pro-ruse, Gavrillo Steviq, nga Republika Sërpska, është liruar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, më 10 mars të vitit 2020.
Gjatë gjyqit, Steviq ka pranuar se ka qenë në Ukrainë, por “për motive humaniste”.
Gjykata ka deklaruar se nuk mund të përcaktojë nëse Steviq ishte pjesë e një formacioni paraushtarak, megjithëse ishte paraqitur në një fotografi që e tregonte atë me uniformë ushtarake dhe me armë.
Ai nuk është i vetmi nga Bosnje e Hercegovina që dyshohet se ka luftuar në Ukrainë.
Në listën e publikuar nga autoritetet ukrainase janë edhe Nemanja Ponjeviq, Davor Saviçiq, Radosllav Millojeviq, Sllavenko Kuzmanoviq dhe Zhivan Vuksanoviq.
Nga cili shtet kanë shkuar qindra luftëtarë?
Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksander Aleksandroviq, ka thënë se më shumë se 300 qytetarë të Serbisë kanë shkuar për të luftuar në anën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Të dhënat zyrtare nga gjykatat, që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit 2021, kanë treguar se në periudhën 2015-2018 janë dhënë 32 aktgjykime.
Të gjitha aktvendimet janë miratuar në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Në 28 raste, gjykata i ka dënuar të pandehurit me burgim me kusht, ndërsa katër persona janë dënuar me arrest shtëpiak për gjashtë muaj.
Në Serbi, për organizimin e pjesëmarrjes në një luftë apo konflikt të armatosur në një vend të huaj, rrezikohet dënimi me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Në vitin 2021, sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, Serbia ka miratuar aktvendimin e parë gjyqësor për organizimin e pjesëmarrjes në luftën në territorin e pushtuar në Ukrainë.
I akuzuari është dënuar me gjashtë muaj burgim shtëpiak. Emri i të dënuarit nuk është publikuar.
Vendimi gjyqësor thotë se i pandehuri “është bashkuar më parë me forcat pro-ruse si vullnetar” në Ukrainën lindore dhe se në shtator të vitit 2014, së bashku me një person tjetër nga Kolumbia - emri i të cilit është gjithashtu i panjohur në vendim - ka themeluar formacionin paraushtarak “Brigada Ndërkombëtare” (Unite Continentale), i përbërë nga serbë, francezë dhe spanjollë.
Në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, të vitit 2018, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se “Unite Continentale” është një lëvizje gjeopolitike e ekstremit të djathtë, është themeluar në verën e vitit 2014 në Beograd dhe kritikon BE-në dhe NATO-n.
Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikë të Sigurisë, i cili ka analizuar luftën në fushëbetejat e huaja, thotë për Radion Evropa e Lirë se politika e butë e dënimeve nga shteti, inkurajon vullnetarët të kthehen në fushat e betejës.
“Pas vendimeve të tilla, kemi pasur raste kur individët janë kthyer në front në Ukrainë, në Donbas [Luhansku dhe Donjecku], ndërsa disa kanë marrë pjesë edhe në konfliktin në Siri, në kuadër të kompanisë ushtarake private ruse, Wagner”, thotë Petroviq.
Sipas tij, në rast të shpërthimit të ndonjë konflikti më të madh ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, mund të pritet që një numër i caktuar njerëzish nga Ballkani Perëndimor “të kthehen” në front.
“Numri i vullnetarëve që do të shkonin është mjaft i vogël në krahasim me numrin e ushtarëve që janë atje [në dhe rreth Ukrainës]. Por, kjo mund të ketë peshë të madhe politike në situatën konfliktuoze të Ukrainës dhe Rusisë, gjegjësisht Perëndimit dhe Rusisë”, thotë Petroviq.
Luftëtarët kroatë në batalionin Azov
Njëzet qytetarë kroatë kanë luftuar kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, gjatë periudhës 2014-2015, sipas një sondazhi të portalit Balkan Insight, të publikuar në vitin 2019.
Shtohet se shtetasit kroatë ishin vullnetarë të batalionit Azov, një formacion paraushtarak i krahut të djathtë.
“Një nga motivet e tyre kryesore ishte të kundërshtonin rusët dhe serbët”, thotë Petroviq.
Radio Evropa e Lirë nuk është në dijeni se ndaj ndonjërit prej vullnetarëve kroatë është zhvilluar ndonjë procedurë gjyqësore.
Në vitet pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, batalioni Azov është përfshirë në Gardën Kombëtare të Ukrainës, nën komandën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kjo ka qenë një mënyrë për të zyrtarizuar komandën dhe financimin e njësive të ndryshme paraushtarake, që kanë luftuar kundër separatistëve pro-rusë në vitet e para të luftës në Donbas.
Siç ka marrë vesh Radio Evropa e Lirë, veteranët e batalionit Azov janë pjesë e Korpusit Kombëtar - një organizatë politike e ekstremit të djathtë.
Korpusi kombëtar është identifikuar në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit në vitin 2018 si një “grup nacionalist i urrejtjes”.
Në dokumentet e dorëzuara në Gjykatën Federale të SHBA-së në vitin 2018, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka vënë në dukje “lidhjen e Azovit me ideologjinë neo-naziste dhe përdorimin e simboleve naziste” dhe ka theksuar se ky batalion “besohet se ka marrë pjesë në trajnimin dhe radikalizimin organizatave supremaciste në SHBA”.
Një vendim gjyqësor në Mal të Zi
Në Mal të Zi është marrë një vendim gjyqësor për shkak të pjesëmarrjes në luftimet në Ukrainë.
Shtetasi malazez, Marko Baroviq, është dënuar për pjesëmarrje si vozitës dhe revolverist në konfliktin në lindje të Ukrainës, nga 27 marsi deri më 17 korrik, 2015.
Baroviq është dënuar me gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një njësi të huaj ushtarake.
Kush i ofron mbështetje Ukrainës?
Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, ka thënë më 22 shkurt në Banja Llukë se Bosnje e Hercegovina duhet të jetë “plotësisht neutrale” në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.
Dodik ka komentuar kështu deklaratat e dy anëtarëve të tjerë të Presidencës, kroatit Zhelko Komshiq dhe boshnjakut Shefik Xhaferoviq, të cilët e kanë dënuar sulmin rus ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 22 shkurt se do të dënojë njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës, kur presidenti i atij vendi, Volodymyr Zelenskyi, t’i dënojë në televizion bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, në vitin 1999.
Ai ka reaguar në këtë mënyrë ndaj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, se Ukraina dhe populli ukrainas presin që Serbia të dënojë vendimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e Donjeckut dhe Luhanskut.
“Ne jemi një vend i vogël dhe nuk duam të privojmë veten nga mundësia për të vazhduar miqësitë me disa dhe ne nuk vendosim në asnjë mënyrë për fatin e Ukrainës”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb, Pink.
Vuçiq ka përsëritur se politikë e Serbisë është neutraliteti ushtarak, por ka thënë se politika serbe nuk është neutrale dhe se nuk do të heqë dorë nga miqësitë tradicionale.
“Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime”, ka thënë ai.
Gjatë thellimit të krizës në Ukrainë, Kosova, në disa raste, ka deklaruar se i ofron mbështetje Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se i vë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njësitë e caktuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast se është e nevojshme.
Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si anëtare të aleancës së NATO-s, i kanë ofruar mbështetje të plotë Ukrainës. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38