Flash News

Rajoni

Von der Leyen ngre në këmbë shumicën e Kuvendit maqedonas, opozita: Tradhëtarë!

Von der Leyen ngre në këmbë shumicën e Kuvendit maqedonas,

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vendos sot nëse do të pranojë ose jo propozimin francez për integrimin në BE, vendim që do të jetë përcaktues edhe për “fatin” e Shqipërisë në BE.

Në seancë mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Kjo e fundit u mundua të shuante kundërshtitë. Kujtojmë që opozita dhe qytetarët kundërshtojnë propozimin francez.

Von der Leyen, tha se “gjuha maqedonase është e juaja”. Kjo deklaratë u prit me duartrokitje nga shumica, ndërsa opozita brohoriti “tradhtarë”.

“Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet një konferencë politike ndërqeveritare. Ne si komision do të fillojmë menjëherë procesin e kontrollit ose shqyrtimit të ligjit evropian. Ky është hapi i parë në procesin e aksesit.

 Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë”, tha Von der Leyen.

 

Të fundit