Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vonesat në miratimin e marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit zbehin pritjet e qytetarëve në Ballkan

Maqedonia e Veriut nuk ka ratifikuar ende marrëveshjet e vitit 2022 nga Procesi i Berlinit e që kanë të bëjnë me lëvizjen vetëm me letërnjoftim, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
Marrëveshjet nga udhëheqësit shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, u nënshkruan më 3 nëntor pas gati dy vjet negociatash, ndërsa do të hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha shtetet.
Pesë muaj pas nënshkrimit të tyre, marrëveshjet janë ratifikuar vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar në Qeveri prej nga janë dërguar për miratim në Parlament.
“Projektligji për ratifikimin e tri marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, për njohjen e diplomave dhe titujve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore janë dërguar për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, thanë nga Qeveria.
Nga Kuvendi kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se propozimet janë në procedurë parlamentare dhe së shpejti pritet ratifikimi i tyre pasi nuk ka asnjë pengesë për një gjë të tillë.
Nga Instituti Maqedonas për Demokraci i bëjnë thirrje Kuvendit që sa më parë t'i vendosë ato në rend dite pasi në anketën e realizuar së fundi ky institut ka konstatuar se qytetarët janë shumë të interesuar që këto marrëveshje të fillojnë të aplikohen sa më parë.
Rreth 80 për qind e të anketuarve presin ratifikimin e marrëveshjeve për shkak të hapjes së mundësisë për të punuar në një vend tjetër ballkanik për një periudhë më të gjatë, thonë drejtuesit e Institutit për Demokraci.
“Një përqindje e madhe e qytetarëve shohin përfitime nga këto marrëveshje të arritura. Është e qartë se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve nga Maqedonia e Veriut do të sjellë përfitim për qytetarët e këtij vendi”, thotë Zoran Naçev nga Instituti për Demokraci.
Për më tepër, hapja e kufijve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet e dobishme nga 85 për qind e të anketuarve.
Sipas këtij instituti, por edhe njohësve të çështjeve politike, vonesat mund të zbehin pritjet e qytetarëve për përfitime nga nismat e këtilla rajonale.
Ismet Ramadani, analist dhe përfaqësues i Këshillit Euroatlantik, thotë për Radion Evropa e Lirë se obligimet nga nisma rajonale duhet të përmbushen dhe jo të favorizohet njëra apo nisma tjetër, pasi të gjitha, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.
Si me rëndësi ai e thekson edhe nevojën ndihmave më konkrete financiare dhe ekonomike nga Procesi i Berlinit për shtetet pjesëmarrëse të kësaj nisme.
“Për mua është brengosëse ajo se sikur kemi një ndeshje mes obligimeve që po merren nga Procesi i Berlinit dhe të tjerave nga nisma e Ballkanit të Hapur. Në vend që ta ndihmojnë njëra-tjetrën si duket ende nuk kanë gjetur harmoni lidhur me obligimet e marra... Lihet përshtypja sikur ka një vullnet për lëvizje të lirë, komunikim të lirë, hapje të shteteve të Ballkanit sipas procesit të Berlinit, por megjithatë çështjet nuk po shkojnë ashtu siç duhet... Unë mendoj se edhe infuzionet financiare dhe ekonomike nga Procesi i Berlinit duhet të jenë më konkrete”, thotë Ramadani.
Marrëveshjet nuk janë ratifikuar ende nga Bosnjë e Hercegovina. Këshilli i Ministrave i këtij vendi e ka shtyrë votimin për shkak të mungesës së një konsensusi të brendshëm, përkatësisht refuzimit të Republikës Sërpska për shkak të Kosovës.
Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.
Në rast se marrëveshja do të ratifikohej, atëherë kjo do të mundësonte lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina.
Qeveria e Serbisë, nga ana e saj, ka aprovuar marrëveshjet, por projektligjet janë ende në procedurë parlamentare, njëjtë sikur edhe Mali i Zi.
Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel. Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.
Procesi përfshin, gjithashtu, institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38