Flash News

Rajoni

Votohet qeveria e re maqedonase, Kovaçevski do të nisë punën për të zgjidhur ngërçin me Bullgarinë

Votohet qeveria e re maqedonase, Kovaçevski do të nisë

Kuvendi maqedonas ka votuar qeverinë e re, të cilës i hapi rrugë dorëheqja e Zoran Zaevit. Pak pas mesnatës, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re dhe 46 kundër.

Kryeministri i ri i vendit është Dimitar Kovaçevski. Në fjalën e tij, Kovaçevski tha se do të fillojë menjëherë nga puna, ku bëri me dije se do të takojë ambasadoren gjermane dhe homologun bullgar për të zgjidhur ngërçin që po mban peng integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhje do të ketë por në vitin 2024. Prej nesër filloj me punë. Do të kem takim me ambasdadoren gjermane. Të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov nga i cili do të kërkoj mbështetje për pooullin e Maqedonisë dhe zgjidhje. Të lëmë ndarjet partiake dhe etnike të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha Kovaçevski. 

 

Të fundit