Flash News

Rajoni

Votoi për rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Votoi për rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç: Maqedonia

Presidenti serb Aleksander Vuçiç shprehur rezerva ndaj Maqedonis së Veriut, e cila votoi pro rezolutës së Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj Rezolutës, duke thënë se Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi.

Kreu i shtetit serb ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.

“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, ka deklaruar Vuçiç.

Të fundit