Flash News

Rajoni

Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi, mediat: Dyshohet se i qëlloi një shqiptar

Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi, mediat:

Një efektiv i policisë kufitare serbe ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë të regjistruar në orët e para të mëngjesit në Loznicë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e autorit të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, 33 vjeç, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Ivica Daçiç ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, kanë ndaluar një makinë Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka qëlluar me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviç në gjoks dhe zyrtarin policor Iliç Vjekosllav në shpatull, dhe më pas është larguar.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë polici Nikolla Krsmanoviç, 34-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Vjekoslav Iliç 50-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit