Flash News

Rajoni

Vuçiç arrin dakordësi me Putin: Rusia do të vijojë furnizimin e Serbisë me gaz

Vuçiç arrin dakordësi me Putin: Rusia do të vijojë

Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz për Serbinë, pas një bisede telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Kremlini tha se udhëheqësit diskutuan çështjet e Ukrainës dhe Kosovës dhe se të dy vendet do të krijojnë një partneritet më të ngushtë, sipas The Guardian.

Vuçiç tha se ra dakord për një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz me Putinin, me detaje të mëtejshme që do të finalizohen me prodhuesin Gazprom. Në bisedën telefonike, ai diskutoi gjithashtu zgjerimin e rrjetit të ruajtjes së gazit të vendit të tij.

Të fundit