Flash News

Rajoni

Vuçiç bisedë telefonike me Putin: Serbia ndjek rrugën evropiane, por ruan miqësinë edhe me Rusinë

Vuçiç bisedë telefonike me Putin: Serbia ndjek rrugën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së Presidencës së Serbisë, Putin ka uruar Vuçiç për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe se Putin shprehu besimin se të dy vendet do të ruajnë marrëdhënie vërtet miqësore,

“Me këtë rast presidentit i uroi fat dhe suksese në pozitën e tij përgjegjëse si kreu i shtetit dhe përparimin e Serbisë në pesë vitet e ardhshme, me bindje se Serbia dhe Rusia do të ruajnë marrëdhënie vërtet miqësore”, thuhet në deklaratë, e cila vijon duke theksuar se Vuçiç tha se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse.

Të dy presidentët analizuan situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën e energjisë dhe tregtisë.

Presidenti serb e informoi Putin për vështirësitë me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës bruto dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneft dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët nga BE-ja, do të gjejnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë.


 

Të fundit