Flash News

Rajoni

Vuçiç: Deklarata e Putinit për Kosovën na ka dëmtuar shumë

Vuçiç: Deklarata e Putinit për Kosovën na ka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin lidhur me Kosovën në takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Ai tha se krahasimi i Putinit mes Kosovës dhe rajoneve të Ukrainës që kanë shpallur pavarësinë, e ka dëmtuar pozicionin e Beogradit.

Situata jonë ka ndryshuar për keq, pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin. Jo sepse ai synonte të dëmtonte Serbinë, por sepse e ngriti çështjen e Kosovës në një mënyrë tjetër, për të mbrojtur interesat ruse” ai presidenti serb.

Vuçiç tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Të fundit