Flash News

Rajoni

Vuçiç dhe Kurti pranojnë ftesën e Borrell për t’u takuar më 18 gusht

Vuçiç dhe Kurti pranojnë ftesën e Borrell për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian për t’u takuar më 18 gusht në Bruksel.

REL raporton se lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Zëdhënësi i bllokut ka thënë se detaje dhe axhenda e takimit do të zbardhen më vonë. Ishte Joseph Borrell i cili ftoi më 1 gusht Kurtin dhe Vuçiç të takohen në Bruksel për të vijuar dialogun mes dy shteteve.

Ftesa erdhi pas tensioneve në rritje në veri të Kosovës, si rezultat i reciprocitetit të vendosur nga Prishtina për serbët.

Të fundit