Flash News

Rajoni

Vuçiç i i ankohet Lavrov për serbët në Kosovë: Ndërkombëtarët heshtin

Vuçiç i i ankohet Lavrov për serbët në Kosovë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov. 

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç shkruan se në fokus të bisedës ishte Kosova, për të cilën ai përsëriti pretendimin se “popullsia serbe po përjeton përndjekje të vazhdueshme” dhe akuzoi komunitetin ndërkombëtar për “heshtje” ndaj situatës.

“Ministrin Lavrov e informova edhe për situatën e brendshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçic në Instagram.

Ai tha se gjatë bisedës është ndalur edhe tek zhvillimet në rajon, duke përmendur Bosnjë e Hercegovinën dhe, siç tha ai, “sulmet ndaj entitetit serb, Republikës Srpska”, si dhe krizën që sipas tij është “e nxitur nga jashtë”.

Të fundit