Flash News

Rajoni

Vuçiç i përgjigjet Erdoganit: Kosova s'është tokë turke. S'jemi aq të vegjël sa mos iu kundërshtojmë, po mbrojmë tonën

Vuçiç i përgjigjet Erdoganit: Kosova s'është

Deklarata e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, se ai së bashku me presidentin amerikan Joe Biden do të lobojnë për të sjellë njohje të reja për Kosovën, nuk është pritur mirë në Serbi.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se Serbia nuk është aq e vogël sa mos e kundërshtojë Turqinë, por do të mbrohen.

"Turqia është një vend i madh i fuqishëm, Erdogan është një udhëheqës i madh, unë jam i vogël dhe i papërfillshëm dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël sa nuk do të përpiqej të kundërshtonte, sepse ne po mbrojmë tonën. Kjo (Kosova) nuk është (tokë) turke, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë. Ne duhet të mbrohemi ", tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Ai shtoi se beson se Erdogan do të zbusë qëndrimin e tij, por nëse nuk e bën këtë, Serbia do të luftojë. "Ne nuk kemi asnjë alternativë. Ne do të mbrojmë njerëzit në Kosovë dhe Metohi, por ju gjithashtu do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël," tha Vuçiç.

Të fundit