Flash News

Rajoni

Vuçiç i sëmurë, kryeministrja serbe: Është nën tension dhe stres për gjithçka po ndodh në Kosovë

Vuçiç i sëmurë, kryeministrja serbe: Është

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka folur lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Aleksandër Vuçiç për të cilin u raportua pak më parë se kishte shfaqur probleme.

Në një intervistë për Happy Tv, Brnabiç është shprehur se Vuçiç nuk është mirë, shkak i një gripi. Brnabiç thotë gjithashtu se situata tensionuese në veri të Kosovës, i ka shkaktuar nj gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Ai nuk pushon. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se me të vërtetë ai flinte natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić për Happy TV.

Pak më herët, këshilltarja e presidentit Vuçiç njoftoi se presidenti kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte anuluar të gjitha takimet planifikuara sot.

 

Të fundit