Flash News

Rajoni

Vuçiç në delir: S’ia japim askujt Kosovën dhe asnjë pëllëmbë tokë të Serbisë

Vuçiç në delir: S’ia japim askujt Kosovën dhe

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur sërish për Kosovën. Ai e ka konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë, duke thënë se nuk do ia japin askujt. Kujtojmë që Serbia refuzon të pranojë se Kosova është shtet i pavarur që prej vitit 2008, duke tensionuar shpesh situatën me pretendimet e saj.

“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjese tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë”, tha Vuçiç gjatë një ceremonie.

Kujtojmë që Kosova është e vendosur, që çdo marrëveshje me Serbinë të bazohet në reciprocitet dhe njohje. Prej 2011-ës, kur ka nisur dialogu, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por zbatimi në terren ka ngecur.

Të fundit