Flash News

Rajoni

Vuçiç në panik, rrethon presidencën me traktorë për ta mbrojtur nga protestuesit

Vuçiç në panik, rrethon presidencën me traktorë

Sot zhvillohet një protestë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Sakaq, dhjetëra traktorë janë parkuar përpara parkut “Pioneri” në Beograd. 

Shumica e prej tyre janë pa targa ose me targa të fshehura, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e pranisë së tyre. Sipas medias serbe “Nova”, ekzistojnë disa skenarë të mundshëm nga ana e qeverisë për përdorimin e tyre.

Një nga skenarët është se traktorët mund të përdoren për të ushtruar presion dhe për të krijuar frikë mbi një përshkallëzim të protestës, me synimin për të zvogëluar numrin e pjesëmarrësve në tubimin e së shtunës.

Protesta në Beograd është organizuar pas marsheve masive që janë organizuar nga studentët në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

Mijëra studentë kanë mbërritur në Beograd në mbrëmjen e së premtes, pas një rruge të gjatë që kanë bërë prej rajoneve të ndryshme të Serbisë.

Të fundit