Flash News

Rajoni

Samiti në Tiranë/ Vuçiç do të kërkojë “heqjen e sanksioneve” ndaj Rusisë

Samiti në Tiranë/ Vuçiç do të kërkojë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbërriti pak më parë në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet Samiti Ukraina-Evropa Juglindore. Ai takoi fillimisht kryeministrin Rama dhe më pas presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka pranuar të sanksionojë Rusinë.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç do të kërkojë ndryshimin e deklaratës që pritet të firmoset në fund të Samitit. Konkretisht, sipas mediave serbe, Vuçiç do të kërkojë që të hiqet deklarata që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe pjesa ku thuhet se Rusia ka 'ndikim keqdashës' në vendet e rajonit.

Po ashtu, Vuçiç do të kërkojë që në tekst të mos përdoret termi "vendet", por "Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor", sepse se Serbia nuk do ta quajë Kosovën shtet.

“Kemi disa propozime për një deklaratë, do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t'i përmbahem parimeve dhe parimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë”, ka thënë Vuçiç në një prononcim të shkurtër.

 

Të fundit