Flash News

Rajoni

Vuçiç nga Tirana: Do të pyes popullin, qeverinë, parlamentin për sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiç nga Tirana: Do të pyes popullin, qeverinë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor është folur për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe se Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka aplikuar. Kjo pikë ishte përfshirë edhe në deklaratën zyrtare dhe Vuçiç, i cili tha se nuk është e natyrshme që Serbia të marrë pjesë në atë politikë për shkak të dëmit që do të pësonte nga prezantimi i saj, shkruan Euronews Serbia.

“Unë thashë se ne kemi qëndrimin tonë, por që e kemi kuptuar mirë mesazhin e BE-së, e kam kuptuar në mënyrë perfekte dhe përmes diskutimit me tetë apo nëntë përfaqësues të BE-së sot”, tha ai. Ai tha se është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjet e përfaqësuesve të BE-së dhe se ata nuk vendosin për këtë.

“Do të pyes njerëzit në Serbi, parlamentin në Serbi dhe qeverinë e Serbisë dhe do ta pyes veten pak”, tha ai.

Të fundit