Flash News

Rajoni

Vuçiç sulmon Kurtin dhe Gjukanoviç: Po më thonë Putin i vogël, duan të ndalojnë rritjen ekonomike të Serbisë

Vuçiç sulmon Kurtin dhe Gjukanoviç: Po më thonë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe homologun malazez, Milo Gjukanoviç. Ai tha se Kurti dhe Gjukanoviç po përgojojnë Serbinë.

Vuçiç shtoi se ata duan të dëmtojnë rritjen ekonomike të Serbisë. Në shenjestër të sulmeve të Vuçiçit ishte dhe media prestigjoze britanike.

“Shikoni çfarë po bëjnë Albin Kurti e Gjukanoviçi, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë, të thonë se Vuçiç është Putini i vogël që ta ngarkojnë gjithë perëndimin mbi qafën e Serbisë. Serbia nuk flet kurrë për ata, po duan ta ndalojnë rritjen ekonomike të Serbisë. Si gazeta Guardian, asgjë nuk bën tjetër, vetëm gënjen”, deklaroi për mediat Vuçiç.

Duke mos lejuar zgjedhjet në territorin e saj, Kosova sipas Vuçiç synon t’i heqë atij gati 50 mije vota të serbëve në veri.

“Ka tentativa nga njerëz të papërgjegjshëm që të bëjnë diçka. Kështu është rasti edhe me zgjedhjet në Kosovë. Unë i marrë më shumë se 90% të votave atje. Kanë llogaritur se nuk do të heqë dorë nga 50 mijë vota”, tha presidenti serb.

 

 

Të fundit