Flash News

Rajoni

Vuçiç sulmon sërish Kurtin dhe Gjukanoviçin: Gënjejnë për të na paraqitur si agresor, lëreni Serbinë të qetë

Vuçiç sulmon sërish Kurtin dhe Gjukanoviçin:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar sërish kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç.

Në një deklaratëm ai tha se Kurti dhe Gjukanoviç kanë shqetësime më të mëdha si krimi, korrupsioni e ekonomia dhe se duhet ta lënë Serbinë të qetë, shkruajnë mediat serbe.

“Në gjashtë muajt e fundit është përshpejtuar fushata e damkosjes së Serbisë, e ardhur nga qendra të caktuara të pushtetit, por natyrisht edhe nga pjesa e rajonit që suksesin e saj e sheh gjithmonë në dështimin dhe kolapsin e Serbisë”, tha presidenti serb.

Ai theksoi se ata gjithmonë përdorin të pavërteta, gënjeshtra të hapura me qëllim që të paraqiten si viktima, ndërsa Serbia si agresor i egër që i kërcënon në çdo mënyrë.

Të fundit