Flash News

Rajoni

Vuçiç: Prishtina kërkon krizë dhe të poshtërojë Serbinë

Vuçiç: Prishtina kërkon krizë dhe të

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ngritur akuza se Prishtina dëshiron krizë dhe probleme.

I pyetur se çfarë pret nga 1 gushti, kur Prishtina paralajmëroi masa reciproke për kartat e identitetit dhe riregjistrimin e targave, Vuçiç ka se kur dikush dëshiron ta gjejë fajtorin gjithmonë në Beograd, këtë e bën me lehtësi dhe gjysmë të vërteta.

Ai sulmoi Kosovën, duke e akuzuar për mungesë maturi dhe se kërkon të poshtërojnë Serbinë.

Nga 1 gushti do të hyjë në fuqi edhe një vendim tjetër i qeverisë së Kosovës për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.

Sipas këtij vendimi, të gjithë ata persona që kanë dokumente të tilla, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.

Kjo është një lloj mase reciproke, pasi të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.

 

Të fundit