Flash News

Rajoni

Vuçiç s'bën asnjë përpjekje për normalizimin e raporteve: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën

Vuçiç s'bën asnjë përpjekje për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka shfaqur shenja reflektimi, duke deklaruar se nuk do ta njohë Kosovën. Deklaratën e ka bërë para deputetëve në Kuvend.

Ky qëndrim vjen pasi Vuçiç është takuar me zyrtarë europianë për dialogun, të cilëve iu janë bashkuar këshilltarë francezë dhe gjermanë.

“Dua të bëjë diçka të qartë, Serbia tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe se do të luftojnë për interesa nacionale dhe shtetërore”, shtoi Vuçiç.

Madje theksoi se Kuvendi i Serbisë është vendi i duhur dhe i vetëm, ku duhet diskutuar për Kosovën. Kjo deklaratë i zbeh më tej shpresat për një marrëveshje midis dy shteteve, pasi Kosova i mëshon qëndrimit të njohjes dhe reciprocitetit.

Të fundit