Flash News

Rajoni

Vuçiç: Serbia do të lejojë eksportin e grurit në Shqipëri

Vuçiç: Serbia do të lejojë eksportin e grurit në

Serbia, nga e cila vendi ynë siguronte një pjesë të sasisë së drithërave, mbylli eksportet me qëllim ruajtjen e rezervave për popullin serb.

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha dje se do të lejojë eksportin e grurit të kontraktuar nga Shqipëria sa më shpejt të jetë mundur. Ai shtoi se eksporti do të fillojë me çdo vend të rajonit, pasi Serbia ka mjaftueshëm sasi.

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë eksportin e grurit në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo u zgjidh në një kohë të shkurtër”, tha Vuçiç

Vuçiç deklaroi se gruri, misri, vaji e mielli serb janë gjithnjë e më të kërkuar nga rajoni. Sipas presidentit serb, Beogradi ka disa marrëveshje të vjetra dhe të reja që lejojnë eksportin e deri 350 mijë tonë grurë.

Të fundit