Flash News

Rajoni

Vuçiç: Serbia nuk do t'i njohë referendumet e Rusisë në Ukrainë

Vuçiç: Serbia nuk do t'i njohë referendumet e

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur i prerë se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, pavarësisht lidhjeve të ngushta me Moskën.

"Serbia nuk do t’i njohë referendumet pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së.

Ne po mbrojmë tërësinë tonë tokësore dhe është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë tërësinë tokësore të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht”, tha presidenti serb para gazetarëve, duke theksuar se vendi i tij ndodhet nën trysni për shkak të qëndrimit ndaj Moskës.

Kujtojmë se Beogradi u përball me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pasi të premten e kaluar nënshkroi në Nju Jork një marrëveshje me Rusinë për "konsultime" të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme.

 

 

 

Të fundit