Flash News

Rajoni

Vuçiç: Serbia po përballet me vitin më të vështirë në historinë moderne

Vuçiç: Serbia po përballet me vitin më të

Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga “më të vështirët” në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik, tha presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai bëri me dije se do të takohet me të dërguarit specialë të Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe BE-së për një bisedë “shumë të vështirë”.

“Të shtunën dhe të dielën gjithashtu do t’i drejtohemi publikut me masa të reja dhe do të themi se çfarë kërkohet dhe pritet nga Serbia për Kosovën dhe për sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiç.

Serbia, një nga aleatët më të afërt të Rusisë në Evropë dhe e cila aspiron të bëhet anëtare e BE-së, deri më tani i ka rezistuar zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për luftën e saj kundër Ukrainës.

Rusia gjithashtu mbështet Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Të fundit