Flash News

Rajoni

Vuçiç shfaq probleme shëndetësore, shtyn të gjitha takimet

Vuçiç shfaq probleme shëndetësore, shtyn të gjitha

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka shtyrë takimet që kishte të parashikuara në axhendë. Kështu ka thënë për mediat serbe, zëdhënësja e tij Suzana Vasiljevic.

Kjo e fundit bëri me dije se mjekët i kanë sugjeruar Vuçiçit të bëjë pushim dhe se nuk ka një problem serioz. Nesër në Serbi do të shkojë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen.

Vasiljeviç tha se takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë dhe se fjalimi i Vuçiç në Novi Sad u anulua.

"Presidenti nuk ëshët mirë nga ana shëndetësore, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim", tha Vasiljevic.

Të fundit