Flash News

Rajoni

Vuçiç s’i kursen lavdet për Ramën: Lider i fuqishëm, i kam një borxh të madh

Vuçiç s’i kursen lavdet për Ramën: Lider i

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk i ka kursyer lavdet për kryeministrin Edi Rama për rolin e tij në nismën e Ballkanit të Hapur.

Gjatë konferencës së përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, Vuçiç e quajti Ramën një lider të fuqishëm dhe se ndaj tij ai ndihet në borxh.

Një falënderim të madh për zoti Rama, që gjithmonë ka qenë konsistent dhe i fuqishëm – edhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme dhe kur është dashur që të heqë dorë nga Open Balkan, Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit, ka dëshmuar çka do të thotë përcaktim dhe vendosmëri për diçka që ke filluar ta vazhdosh ta bësh.

Si kryetar i Serbisë i kam një borxh të madh dhe pa energjinë e fuqinë e tij Ballkani i Hapur s’do të mund të mbijetonte”, deklaroi Vuçiç.

 

 

Të fundit